• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fundjava e Bieta Sulos dhe Albanit nuk mund të ishte më e bukur se kaq, diell, familje dhe lojëra

Tirana është pushtuar ditën e sotme nga reshjet e shiut dhe moti i vrenjtur, por kjo panoramë nuk është në të gjithë vendin. Në jug të Shqipërisë po organizohet ‘South Outdoor Festival’, i cili këtë vit është vendosur në Borsh. Siç kuptohet nga fotot e shumta të publikuara, koha është treguar shumë bujare me të gjithë ata që u arratisën këtë fundjavë për në jug.

Bieta Sulo dhe familja e saj kanë udhëtuar këtë të shtunë drejt Borshit, nga ku kanë publikuar disa foto shumë të bukura. Familja shfaqet e qeshur dhe e lumtur teksa luajnë dhe argëtohen me njëri-tjetrin. Koha duket se i ka favorizuar aq shumë sa për të marrë edhe rrezet e para dhe për të provuar ujin e detit. “E shtuna jonë në Borsh”,-shkruan Bieta krah albumit të fotove.

Festivali i jugut ka mbledhur edhe personazhe të tjerë të ekranit në Vlorë, ndër to moderatorë, gazetarë dhe këngëtarë të njohur. / revistawho.com