Nylifer i kërkon Maralit të takohen. Maral i tregon se është ndarë me Sarpin dhe i shpreh mallin për të dhe familjen e saj. Sarp dërgon mikun e tij motorist për të vjedhur paratë e Halisit. Halis e kërcënon me armë por tronditet kur nuk shikon Sarpin që po e vjedh. Sarpi dhe miku i tij arrijnë të arratisën pa arritur Halisi t’i zbulojë. Miku i Sarpit punon për Hakanin dhe Hakan mëson se Sarp ka vepruar pa e pyetur atë dhe nxehet. Ai fshin regjistrimet nga kamerat e sigurisë së parkingut ku ka ndodhur përplasja me Halisin. Nylifer i tregon Sarpit se ka folur me Maralin dhe se ajo është e mërzitur prej tij, po edhe prej mungesës së familjes. Sarp për t’i ngritur moralin Maralit, i dërgon asaj tollumbace me helium. Gruaja që ndjek Maralin është motra e ish-të dashurës së Jitit, e quajtur Mevsu. Mevsu ka dashur të ndahet me Jitin dhe ai nga nervat, i ka shkaktuar aksident pas të cilit ajo ka mbetur e paralizuar. Motra e ka ditur Mevsunë të vdekur për shumë kohë. Motra e Mevsusë merr Maralin në telefon dhe e paralajmëron atë të ketë kujdes nga Jiti.
Maral mendon se kjo është lojë e Sarpit, pasi kështu e bind Asllë. Halis shikon kamerat e një biznesi aty pranë dhe e kupton se Sarpi ka qenë ai që ka dërguar motorristin tjetër, që ka tentuar ta vjedhë. Sarp takohet me motrën e Mevsusë dhe mëson se Jiti është psikopat. Maral e thërret Jitin gabimisht Sarp. Jiti lëndohet por shtiret sikur nuk është i mërzitur. Sarp i lë takim Maralit me motrën e Mevsusë. Jit ndjek nga pas Maralin dhe e shikon me motrën e Mevsusë. Halis i tregon kriminelëve se Sarp është ai që i ka vjedhur. Sarpin e rrëmbejnë kriminelët e Halisit. Nylifer mëson se Sarp është drejtori i “Lunës”. Nylifer shkon të takojë Sarpin në “Luna”. Halis dhe Nylifer takohen. Jit ndjek pas motrën e Mevsusë. Denis rrëmben Iranin dhe i kërkon Hakanit ndihmë. Nylifer i tregon Halisit se Sarp është i biri. Halis bën çmos për të çliruar Sarpin. Sarp arrin të arratiset. Jit i thotë Maralit se motra e Mevsusë është çmendur pas vdekjes së Mavsusë. Halis e ndihmon Sarpin të shpëtojë nga kriminelët.
Maral mëson se Jit ka kërkuar një ambulancë në shtëpi. Halis ndryshon sjellje me Sarpin pasi kupton se sjellja e tij ka qenë e justifikuar. Sarp pranon se ka dashur të marrë hak ndaj Halisit. Halis i kërkon falje. Sarp zihet me Halisin dhe Nyliferit i bie të fikët. Jit rrëmben motrën e Mevsusë. Maral i shkon Jitit në shtëpi. Halis i ofron Sarpit ndihmë për çdo gjë. Sarp heq dorë nga hakmarrja. Maral shikon ish- të dashurën e Jitit dhe motrën e saj, të rrëmbyera nga Jiti. Jit rrëmben dhe Maralin. Maral arrin të njoftojë Asllën se e kanë rrëmbyer. Jit e kupton që Maral e ka tradhtuar. Sarp shkon të shpëtojë Maralin dhe Halis e ndjek nga pas. Hakan i zbulon Denisit identitenin e tij të vërtetë dhe e kërcënon me armë, por nuk arrin ta vrasë. Denisi i kërkon falje Hakanit por ai nuk e fal. Hakan heq dorë nga hakmarrja. Jit tenton të vrasë Sarpin por Halis hidhet ta shpëtojë. Halis vdes. Pas disa kohësh Sarp dhe Maral rikthehen së bashku dhe drejtojnë bashkë Lunën./ revistawho.com