• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Fund dyshimeve për shtatzëni, edhe pse Justin dhe Hailey mbeten mami dhe babi

Justin Bieber ka bërë lëmsh rrjetin me deklaratën e fundit. Këngëtari postoi një foto me bashkëshorten e tij, Hailey dhe shkroi “Nëna dhe babai”, duke nxitur kështu aludimet se Hailey është shtatzënë dhe çifti do bëhen prindër për herë të parë. Lajmi qarkulloi me shpejtësi në media derisa Hailey i dha fund thashethemeve.

“Mendoj se duhet ta ndryshosh këtë titull në Mami dhe Babi i Qenit para se dikush ta keqkuptojë”, shkroi ajo.

Mesa duket Hailey dhe Justin nuk janë ende gati për një bebe dhe aktualisht do i përkushtohen qenit të tyre.