• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Frymëzim nga ‘VIP-at’, ja si të visheni sot për Shën Valentin

Sot në botë festohet Dita e të dashuruarve, Shën Valentini dhe prej shumë vitesh kjo festë festohet edhe në vendin tonë. Për të dashuruarit, të fejuarit, të martuarit me siguri mbrëmja e sotme do të jetë romantike dhe nëse keni vendosur të dilni, ne po ju sjellim disa sugjerime se çfarë të vishni, frymëzuar nga vipat. Duke qenë se e kuqja është ngjyra e dashurisë, zgjodhëm t’ju tregojmë disa nga veshjet më të bukura me të cilat i kemi parë vajzat e famshme dhe që do të përshtateshin më së miri me këtë ditë.

Nëse doni të dukeni sa më elegante vishuni si Nora, Luana apo Greta.

Më sensuale do dukeshit me një veshje si Elita ose Beatrixi dhe më modern me një veshje si Liberta ose Kida./revistawho.com