• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Frika në sytë e tu”, me kë lidhet statusi i fundit i Loredanës në ‘Instagram’?

Loredana ka qenë jo pak herë në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të saj me ish-partnerin, Mozzik dhe lidhjen e re të përfolur midis saj dhe reperit Zuna.
Së fundmi duket se artistja është gati të sjellë një projekt të ri muzikor, një pjesë të së cilit e ka zbuluar në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
“Frika në sytë e tu, po e shoh”, ka shkruar Loredana krah videos ku shfaqet duke repuar. Nuk dihet nëse ky shkrim është një dedikim për Mozzik, ndonëse javët e fundit nuk kanë munguar dedikimet e ndryshme në llogaritë individuale në rrjetet sociale.
Siç duket projekti i radhës i reperes është një këngë me ritëm dhe fansat po e presin me padurim publikimin e tij./revistawho.com