• youuinsttaaffccbb
TEST
Si të ... ?

Freskoni shtëpinë pa kondicioner…

Sidomos në qytete, gjatë stinës së verës mund të jetë vërtetë e vështirë për ta mbajtur të freskët shtëpinë. Zgjidhja më efektive për të eliminuar të nxehtin është që të mbështetemi tek një kondicioner. Por ka ende shumë familje që nuk mund (ose nuk u lejohet), të gëzojnë ajrin e kondicionuar në shtëpi. Në këto raste, për t’i mbijetuar të nxehtit përvëlues, mund të mbështeteni tek këto strategji.

  1. Studio shtëpinë- Jo të gjitha shtëpitë janë njëlloj të nxehta. Studimi i vendndodhjes së apartamentit mund, pra, të ndihmojë për të zhvilluar strategji më efektive për ta freskuar. Disa shtëpi ngrohen gjithë ditën nga dielli e të tjera jo. Kuptoni si është banesa juaj, në mënyrë që të gjeni zgjidhjen e duhur për ta freskuar.
  2. Krijo hije- Sekreti për të mos iu dorëzuar ngrohjes në shtëpi, nëse nuk ka ajër të kondicionuar, është t’i lini dhomat në hije, kur ato janë të ekspozuara ndaj diellit. Pra, pasi të studioni ekspozimin e zonës, ulni grrilat ose tendat gjatë kohës kur dielli bie mbi shtëpi. Dhe pastaj rihapini ato kur dielli të ketë rënë.
  3. Ndrysho ajrin- Për ta mbajur të freskët shtëpinë është e përshtatshme për të hapur dritaret në mëngjes herët. Edhe gjatë natës do të ishte e këshillueshme për të lejuar që ajri të qarkullojë kryesisht midis orës 2 dhe 6 am.
  4. Vendosni tenda- Nëse nuk investoni në ajër të kondicionuar, atëherë është e rëndësishme për të investuar në tenda të mira për tarracat dhe ballkonet. Në fakt, këto hapësira në natyrë (edhe pse të vogla) mund të bëhen oazë freskuesë.
  5. Ventilatori- Nëse arsyeja që ju hiqni dorë nga ajri i kondicionuar është sikleti fizik dhe frika se mund të pësoni ftohje apo qafë të ngrirë, atëherë për t’u freskuar mund të përdorni ventilatorin. Është më e këshillueshme për të zgjedhur ventilator që vendosen në tavanë.