Frederik Ndoci: Përveç duartrokitjeve, nuk mora asgjë nga Shqipëria 

"/>
  • youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Frederik Ndoci: Përveç duartrokitjeve, nuk mora asgjë nga Shqipëria 

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, këngëtari Frederik Ndoci njofton të gjithë publikun se do të largohet i zhgënjyer nga vendi i tij për në Amerikë, por jo përgjithmonë. Ai pohon se nga Shqipëria nuk mori asgjë përveç duartrokitjeve të sinqerta, madje ky vend e futi nëpër kredi sepse shtëpinë, sipas tij ia kanë prishur militantët. Ja cfarë thotë ai: ‘Mediat kanë të drejtë te imagjinojnë gjithçka, e vërtet është që më duhet të largohem për disa muaj, por jo përgjithnjë, pa e pastru edhe plehun e fundit nga kjo tokë nuk më takon me u largu. Përveç duartrokitjeve të sinqerta nuk mora asgë që më takon nga mëmëdheu, as prona, as ofertë për punë, bile çfarë është më e bukura më bënë të futem në kredi, pasi nuk kisha shtëpi, sepse ma kishin shembur militantët ose huliganët. Tani ndoshta shumëkujt i intereson që të largohem prej këtej, por mos harroni se varrin familjar e kam këtu, dhe se çdo nëntor më takon të shkoj e t’i pastroj barin e të kujdesem ashtu si do kujdesen të tjerët per mua, më pas. Pra edhe nëse deshironi, unë këtu do të jem 4-5 muaj në vit sa me ju çjerr maskën kujt të mundem’.