• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Vetëm në WHO

Franca nuk del kurrë nga moda, as në kulmin e plazhit. Kush shkoi?

Vera kërkon det, diell dhe rërë prandaj shumë personazhe zgjedhin vendet tropikale për të kaluar pushimet këtë sezon. Megjithatë jo të gjithë kanë të njëjtat preferenca. Disa nga personazhet tanë të njohur të shoëbizit kanë zgjedhur një tjetër destinacion këtë verë, një vend ku të gjithë dëshirojnë të shkojnë të paktën një herë në jetë dhe po flasim për Francën. Iva Kalemi është një ndër personazhet e njohur të ekranit që zgjodhi këtë destinacion duke vizituar disa nga vendet më të bukura. Gazetarja publikoi foto e video nga Nice, Cannes e duket se po e shijon shumë këtë udhëtim.

Arjola Demiri gjithashtu vizitoi këtë verë Parisin duke realizuar disa foto shumë të bukura pranë Kullës Eiffel apo Pont Neuf.

Ndërsa Xhensila e Besi shkuan në Francë për një arsye të veçantë, për të festuar ditëlindjen e Ajkës në Disneyland. E me kaq shumë vende sa ka për t’u vizituar në Francë, do e mendojmë si destinacionin e rradhës.