• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Evente, Fotot, Lajme

FOTOT/ “WHO” mbush 2 vjeç, feston me VIP-at

Revista “WHO” kremtoi këtë javë 2-vjetorin e krijimit në një festë VIP të zhvilluar në ambientet e panairit “Klik Ekspo Group”. Të ftuar në këtë ditëlindje ishin disa prej personazheve më të njohur të ekranit si: Irma Libohova, Manjola Nallbani, Inis Gjoni, Rovena Dilo, Ardi Asllani, Afërdita Dreshaj, Fatma Methasani, Adrola Dushi, Renato Mekolli, Kristina Neranxi, Anna Lika, Xhensila Pere, Vivian Canaj, Linda Idrizi, Alessio Aliaj, etj. Në këtë 2-vjetor nuk mund të mungonte falenderimi për të gjithë ata personazhe që kanë pasur mirësinë të bashkëpunojnë dhe të ndajnë momentet nga jeta e tyre private ekskluzivisht me “revistawho.com“. Revista “WHO” lindi si ide e një grupi gazetarësh të medias rozë, të cilët donin të sillnin në Shqipëri një model ndërkombëtar.