• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTOT/ VIP-at shqiptarë që shohin përmes xhamave firmato! (thuajse njësoj si gjatë Shqipërisë komuniste)

Ata që kanë jetuar në vitet e Shqipërisë komuniste, tregojne se edhe të kishe syze dielli asokohe konsiderohej luks. Kjo sepse deri në vitin 1984 thuhej se ishin të ndaluara pasi konsideroheshin si shfaqje “të jashtme”, e më vone përpos stepjes ndaj tyre ishte edhe e vështirë të gjendeshin. Pra në përfundim të regjimit totalitar, njerëzit ndaheshin në dy kategori: grupi i madh që s’kishin vënë kurrë syze dielli, e grupi krejt i vogël që shëtiste me to gjithë krenari (përgjithësisht familjet e ngritura, njerëz pranë pushtetit). E teksa kohët kanë ndryshuar e Shqipëria ka evoluar, numri i kategorive vazhdon të mbetet i njëjtë. Në ditët e sotme kategoria e parë është shumica që blen dhe mban syze nga ato që i quajmë “5 mijë lekëshe” (që mund të variojnë edhe në shifra më të larta) dhe pakica që gëzojnë një koleksion më vete nga markat më të shtrenjta në botë e që kapin shifra mijëra euroshe. E sigurisht që në krye të kësaj pakice qëndrojnë ata, personazhet e famshëm shqiptar. Në këtë galeri fotosh, veç të tjerash mund të mësoni edhe se si kanë qenë trendet optike të kësaj vere që po lëmë pas, qe perdoren VIP-at. Kemi zbuluar se shumica e tyre janë klientë te rregullt të dyqanit “Optika 1” ku përgjithësisht zgjedhin modelet më të fundit të markave “Lamborgini”, “J Plus”, “Mykita”, “Anna Karin Karlsson”, “Givenchy”, “Gentle Monster”, “Linda Farrow”, “Versace”, “Disquared”, “Armani”, etj…