• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Teknologji

FOTOT/ Varreza ‘hi-tech’ në Japoni, ja si funksionon

Teknologjia është një nga sektorët që lëviz ekonominë japoneze, një vend ku rregullat janë shumë të ndryshme nga ato për të cilat ne jemi mësuar. Madje edhe varrezat janë të prekur nga teknologjia. Një varrezë teknologjike sot, do të ishte e papërfytyrueshme në një vend konservator si i yni, të paktën në lidhje me të vdekurit, shkruan “Opinion”. Por në Japoni, një vend ku edhe uji është shumë teknologjik, nuk mund të kumbisnin mundësinë që të transformonin edhe varrezat në diçka që duket më shumë si një klub nate, për mënyrën tonë të të parit të gjërave. Çështja më e mahnitshme është se i gjithë sistemi respekton të vdekurit dhe të afërmit e tyre ende pas humbjes së jetës.

Le të shohim se si funksionon

Japonia është një vend që ka një sërë problemesh me popullsinë, veçanërisht në lidhje me lindjet. Fëmijët janë më pak në numër dhe të moshuarit më të shumtë. Më herët për varret e paraardhësve kujdeseshin fëmijët, por kur nuk janë atje, për fat të keq, ata mbulohen nga barërat e këqija. Por ky problem nuk ishte vetmi. Shpesh pasardhësit nuk kanë para mjaftueshëm që të paguajnë njerëz të posatshëm që të kujdesen për varret.

Në kuadër të kësaj lindi ideja e krijimit të varrezave hi-tech, diçka që është vërtetë e pabesueshme. Personat zgjedhin që të varrosen në një nga këta vendet, të cilat në thelb janë mure të pafundme, të mbuluara nga statujat e Budës dhe ngjyrat e ndryshme. Nuk kanë emër të vdekurish, nuk ka data, por vetëm dija se në njërën pas këtyre statujave është hiri i të dashurit tënd

Por si gjendet i vdekuri?

Në kohën e vdekjes dhe varrimit, të afërmeve iu jepet një kartë magnetike, të cilën duhet ta mbajnë me vete kur të shkojnë që ta vizitojnë të afërmin e vdekur.

Në momentin që fut kartën ngjyra e dhomës ndryshon dhe një statujë e veçantë do të dalë duke u dalluar nga të tjerat dhe ky është pikërisht i dashuri juaj. Kështu do të keni mundësinë edhe që të luteni për të vdekurin.

Ky është një sistem që kursen hapësirën dhe kushton pak, për të përkujtuar një të dashur edhe për ata të cilët më parë nuk kishin mundësinë që të udhëtonin larg tek varrezat tradicionale për ta kujtuar.

Gjëja me e pabesueshme është se ndërkohë që një sistem i tillë duket vetëm për të varfrit, përkundrazi familja që kanë më shumë të ardhura financiare, janë të lumtur që ekzistojnë vende të tilla.