• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTOT/ Teta Keti, jashtë ekranit është një gjyshe shumë e lumtur…

Kush nuk e njeh teta Ketin e Televizionit Shqiptar, që ka shoqëruar përmes ekranit breza të tërë me programet e saj zbavitëse, sociale apo spektakle e festivale. Jo pak, janë plot 30 vjet kontribut pranë një ekrani, të cilin nuk do ta zëvendësonte me asnjë tjetër, por ajo që e mban akoma në formë të shkëlqyer është pasioni i madh për punën, të cilin e ka trashëguar nga familja qysh fëmijë dhe ka vendosur ta mbajë gjallë gjatë gjithë jetës.

 

Pas 30-vjetësh në ekran, teta Keti ka edhe një sekret që e ka ndarë me publikun pasditen e sotme në programin “Rudina”, përmes të cilit ndau edhe emocionet e viteve pranë publikut.

Shenja e parë me ekranin nisi kur ishte vetëm 4 vjeҫ, me nxitjen e të atit në një monolog, dhe që prej asaj moshe do të vendosej fati dhe lidhja e fortë me ekranin, i cili do të bëhej pjesë e pandarë e jetës.

Por cila është teta Keti jashtë ekranit?

Prej 10-vjetësh ajo është një gjyshe e lumtur. Vajza e saj, Rea, e cila jeton në Gjermani prej vitesh, është nënë e dy fëmijëve, Sara 10-vjeҫare dhe Luka, 8-vjeҫar. Edhe pse takohet të paktën dy herë në vit me vajzën, nipin dhe mbesën, Keti e ka të pamundur emocionin përballë tyre: “Rea ka shkuar në Gjermani që kur ishte 6 vjeҫ. Në vitet e krizës, ne kemi shkuar në Gjermani për të ndenjur. Por unë isha mendjen për t’u kthyer sepse kisha televizionin. Rea jetoi atje me Lekën, të atin, ndërsa unë u ktheva…. “ – kujton Keti.

Megjithatë, ka një lidhje unike me të bijën, nipin dhe mbesën, të cilën nuk mund ta përshkruajë me fjalë. Edhe pse, siҫ tregon ajo, sakrificat nuk kanë qenë të pakta: “Me gjithë sakrificat e kohës dhe përtej gjithҫkaje që kam bërë unë, jam me mendimin që fëmija nuk harron dhe nuk fal asnjëherë, megjithatë tani ka kaluar. Rea është rritur me shumë dashuri dhe atje ku është. Tani ajo është nënë vetë dhe e ka më të lehtë për të kuptuar…. “

Dhe dashurinë për të ëmën, edhe Rea e ka shprehur me anë të një surprize që i bëri Ketit bashkë me fëmijët e saj në program. Një deklaratë publike dashurie dhe mirënjohjeje, pas së cilës, asnjë gjyshe nuk do t’i mbante dot lotët.

 Marrë nga Class