• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Fotot, Lajme, Who VIP

FOTOT/ Surprizat në ditëlindjen e Armina Mevlanit! Kërcimi më Shkëlzenin, ‘thasët e dëshirave’ dhe…

Blogger-ja e famshme shqiptare, Armina Mevlani ka festuar mbrëmë mes miqve të zemrës ditëlindjen e saj të 25-të. Festa që nisi si një paradë e viteve ’70, pati kulminacionin në orën 00:00 të mesnatës, kur të gjithë të ftuarit dolën në verandën e lokalit ku u mbajt festa për të parë surprizën e përgatitur nga Shkëlzen Berisha për të dashurën e tij të zemrës. Një spektakël fishekzjarresh që la pa fjalë të gjithë të ftuarit, e që emocionoi pa masë protagonisten kryesore të mbrëmjes e cila duke i paraprirë surprizave që do të vinin falenderoi që në fillim të festës të gjithë të dashurit e zemrës.

Një mirënjohje së pari për familjen e saj, prindërit që kanë shoqëruar me ëndrra rrugëtimin e gëzimit të tyre më te madh në 25 vite. Armina sot është ëndrra e realizuar e dy prindërve krenarë për çka sollën në jetë. Mendimi i dytë në fjalimin e Arminës, jo më i vogël për nga rëndësia, por po aq i dashur e i rëndësishëm për të, ishte ai për dashurinë e saj, juristin Shkëlzen Berisha. E në fund mirënjohja e Arminës shkoi për miqtë e saj, të vjetrit e të rinjtë, por edhe ato që do vijnë nesër ndoshta, fatlumë do të jenë.

E kështu pas fishekzjarreve, rradhën e kishin “thasët e dëshirave” kineze. Armina dhe Shkëlzeni kishin rezervuar nga një për secilin çift të pranishëm. Të gjithë i mbushën thasët me nga një dëshirë dhe i lëshuan ato lart duke e bërë këte natë akoma dhe më magjike. Armina dhe Shkëlzeni e lidhën edhe ata dëshirën e tyre në atë “thes ëndrrash” dhe ajo që u pa është se ëndrra e tyre ishte ajo që fluturoi më lart. E pas kësaj miqtë u rikthyen brenda. Festa rifilloi aty ku kishte ndaluar tek muzika. Tek një performancë live e violinçelistit Iljard Shaba, pastaj tek surpriza e luleve e më pas kërcimi. Armina dhe Shkëlzeni patën kërcimin e tyre të parë në publik. Festa u mbyll me karaoke e nga të gjithë miqtë e ftuar, e me pafund dhurata e urime. Gëzuar Armina, qoftë pjesa tjetër e jetës një endërr e bukur, si ajo qe ke patur deri më sot. (Përshtatur nga Syri.Net)