• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Fotot, Lajme, Who VIP

FOTOT/ Si e çoi Bleona të atin në lokalin ku i bëri festën surprizë për ditëlindje…

Babai i këngëtares Bleona Qereti, Nazmi Qereti ka festuar dje 70-vjetorin e lindjes. Në një festë surprizë të organizuar nga e bija, babai i këngëtares ka takuar pas disa vitesh miq të vjetër, e sigurisht nuk kanë munguar në këtë organizim edhe familjarët. E gjithë festa u ngrit si një rreng nga Bleona, e cila e çoi të atin në lokalin ku do të zhvillohej festa për të marrë një porosi të sajën. “Kam harruar hard-disc-un në lokal”, – i tha ajo atij, ndonëse në fakt ajo që do të merrte sapo të shkelte këmbën në derë do të ishte një surprizë e bukur për Nazmi Qeretin. I emocionuar pafund nga ajo çfarë i kish përgatitur e bija, Nazmiu falenderoi pafund të gjithë të pranishmit, mes të cilëve u vunë re edhe mjaft fytyra të njohura publike. Emra të tillë si: Alba e Aleksandër Frangaj, Nora e Blendi Klosi, Soni Malaj, Rozana Radi, Elgit Doda, Kastro Zizo, Aurela Hoxha, Endrit Mërtiri, Besniku i NRG Band, Olti Curri, Rezarta Skifteri, Anxhela Peristeri, etj, ishin prezentë në festë.

E kujdesshme në çdo detaj Bleona kishte ndërtuar një mur fame me fotografitë e të atit në vite, i kishte përgatitur një tortë me imazhin e James Bond, fytyra e të cilit ishte zëvendësuar me atë të të atit dhe kishte ftuar për të sjellë muzikën e bukur shkodrane, këngëtarin e preferuar të Nazmiut, të mirënjohurin Bujar Qamili.

Mbrëmja arriti kulmin kur në projektor u shfaq një insert humoristik i përgatitur nga Bleona për jetën e të atit.