Duke qenë një vajzë e kuruar në detaje, me grimin, flokët e thonjtë gjithnjë në rregull, është e vështirë të përfytyrosh Luanën midis tenxhereve e tavave. Ndaj një pamje si kjo e prezantueses së “Top Channel” bën përshtypje. Një imazh të tillë na e ka ofruar vetë e vogla e motrave Vjollca, e cila ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj në rrjetet sociale, momente nga përgatitja e darkës. Gatimet e Luanës duken shumë të shijshme por nuk dimë se kush i ka shijuar atë për të na konfirmuar zotësinë e vajzës seksi në kuzhinë…/ revistawho.com