• youuinsttaaffccbb
TEST
Modë

(FOTOT) Ju prezantojmë me yjet e reja të modës, ja cilat janë vajzat që do të pushtojnë pasarelat

Fetivali i Kanës këtë vit ishte një paradë e vërtetë e super modeleve më të bukura të botës, por jo vetëm. Çdo vit agjensi të njohura janë në kërkim të yjeve më të reja të pasaraleva dhe sigurisht që ato konsiderohen si zbulimet e vitit. Po cilat parashikohen të jenë yjet e gjeneratës së re? Madame Le Figaro ka bërë një parashikim mbi to.

Jénayé Noah

Asaj nuk i duhet të reklamojë “statusin” e saj si vajza e Yannick Noah. Dhe pikërisht në një koncert te Snoop Dogg, babait të saj ajo u zbulua nga agjent modelesh. Pas disa shërbimeve fotografike ajo sfiloi për në Chanel në vitin 2016. Edhe pse është vetëm 19 vjeçe ajo parakaloi në tapetin e kuq të Kanës në maj. Etapa e radhës ndoshta i takon pasarelës së Victoria’s Secret.

Ava Dash

Baba i saj është Damon Dash, menazheri i vjetër i  Jay-Z dhe themeluesi i label-it  et Roc-a-Fella Records. Por Ava ka zgjedhur të të anojë nga profesioni i nënës së saj stilistja Rachel Roy. Edhe pse vetëm 17 vjeçe ajo është imazhi i një linje rroba banjosh dhe modele në ‘DT Model’. Sigurisht që pasi vitet e saj të liceut të jenë drejt fundit, padyshim ajo do të jetë pjesë e javëve të modës nëpër botë.

Sonia Ben Ammar

Viti 2017 është viti i Sonia Ben Ammar, vajza e producentit dhe biznesmenit Tarak Ben Ammar dhe aktores Beata Ben Ammar. Pasi përjetoi kënaqësinë të pozonte për pour Dolce & Gabbana, ajo nuk la askënd indiferent ndaj bukurisë së saj kur parakaloi në tapetin e kuq në Kanë. 18 vjeçarja është e dashura e Brooklyn Beckam, djali të madh të Viktoria dhe David Beckam.

Eleanor Lambert

“Ditën që pashë fotografitë e Kate Moss në revistën Vogeu, i thashë vetes, dua ta bëj dhe unë këtë gjë” është shprehur Eleanor Lambert në një intervistë në një televizion francez në vitin 2015, ku ishte e ftuar së bashku me babain e saj Christophe Lambert. Vajza e aktores Diane Lane, duket se po e realizon dëshirën, pasi tashmë imazhi i saj është marrë nën menaxhimin e një prej agjensive më të njohura në botë të modës. Ajo është me origjinë franko-amerikane dhe ka studiuar për gazetari. Stili i saj bohemian është perfekt për një imazh “street style”.

Anaïs Gallagher

Tashmë dihet botërisht se fëmijët e yjeve britanike, adhurojnë t’a investojnë karrierën e tyre në skenat botërore. Anaïs Gallagher, vajza e Liam Gallagher, rokeri i grupit Oasis bën pjesë në gjeneratën më të re të modelingut. Edhe pse vetëm 17 vjeçe ajo është pjesë e agjensisë  së famshme ‘Select Model’ dhe ka pozuar tashmë për Reebok dhe sfiluar për Dolce & Gabbana.

Cosima Auermann

Naomi Campbell, Christy Turlington, Linda Evangelista, Nadja Auerman janë top modelet e viteve 90, për të cilat të gjithë ëndërrojnë edhe sot. Njëra prej tyre ështe edhe Cosima Auermann e cila ka ëndërruar gjithmonë të jetë nje super modele dhe duket se është në rrugë të mbarë. Gjermania 19 vjeçare ka filluar tashmë një karrierë në modeling. Ajo ka pozuar për revistën Glamour në Itali dhe Vanity Fair në Francë. Me sytë e saj blu dhe flokët e verdhë ajo i ka të gjitha shancet të ecë në gjurmët e së ëmës Nadja Auerman.

Emma Rotenberg

Emma Rotenberg, nuk ka lindur në ambjentin e modës. Babai i saj është prezantuesi Stephane Rotenberg i njohur për emisionet e gatimit, sportive dhe aventurave. Ajo është studente në shkollën e modës në Milano, dashuron editorialet e modës dhe adhuron Kate Moss. Ajo ka pozuar deri më tani për revista prestigjoze, falë buzëve të saj dhe syve të mëdhenj kaf.

Burimi: madame.lefigaro.fr