Festa e 3-vjetorit të revistës “WHO” mblodhi në “Vila Toscana” personalitete të të gjitha fushave në një sallë të arreduar plot shije nga “Geraldina Sposa”. Personazhe të njohur të jetës politike si: Monika Kryemadhi, Nora Malaj, Erisa Xhixho, Lajla Përnaska, etj u bënë pjesë e një ambienti ftues që për kryefjalë kishte argëtimin. Dhe kur vjen puna për argëtim, kush më mirë sesa ata, artistët më të famshëm shqiptarë dinë ta ofrojnë atë. Emra si: Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Eneda Tarifa, Era Rusi, Rovena Dilo, Eli Fara, Vikena Kamenica, Juliana Pasha, Kejsi Tola, Olta Boka, Sinan Hoxha, Renis Gjoka, Kastro Zizo, Silva Gunbardhi, Greta dhe Eni Koçi, e plot e plot të tjerë u bënë pjesë e festës me magjinë e tyre. Por nuk mbaron këtu gjithçka, personazhe të dashur të ekranit si: Marina dhe Luana Vjollca, Olti Curri, Valbona Selimllari, Holta Dulaku, Ilda Bejleri, Orinda Huta dhe Turjan Hyska, Armina Mevlani, Anjeza Maja, Mira Kazhani, etj, ishin pjesë e gëzimit tonë me energjinë e tyre të mirë… Më poshtë sjellim një galeri të plotë të asaj që ndodhi në festën e “RevistaWho.Com”. (FOTO TE TJERA NE ARTIKUJT PASARDHES) / revistawho.com