• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Fotot e reja të Sarah Jessica Parker, e ndajnë botën në dy pjesë. Po ju u mësuat me thinjat e saj?

Sarah Jessica Parker po vazhdon me xhirimet e ‘And Just Like That’ që po rikthen ‘Sex and The City’ në versionin më modern. Disa foto të tjera të protagonistes na vijnë nga sheshxhirimi me veshjet më të bukura krah kolegeve të tjera.

Po ashtu edhe foto krah Andy Cohen, moderator i njohur amerikan, me të cilin Jessica ka drekuar pas xhirimeve. Në këtë grup fotosh thinjat e saj aq të komentuara bien në sy më shumë se kurrë. Bota në këtë pikë është ndarë në dy grupe: Ata që e duan pamjen e saj dhe ata që nuk po mësohen dot me thinjat në kokën e Parker. Ama nuk janë pak dhe ata që mendojnë se rikthimi i serialit do ketë drama, e mbase kjo pamje e Sarah nuk është rastësore. E mbani mend kur u nda nga Bigu dhe iku në Meksikë… vazhdimi i asaj historie kushedi çdo sjellë./revistawho.com