• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Fotot e papublikuara, ’VIP-at’ ndajnë momentet që nuk i kemi parë nga dasmat e tyre

Kjo periudhë në karantinë ka bërë që shumë personazhe të famshëm shqiptarë të hapin albumet e tyre të fotove duke postuar kujtime nga fëmijëria, çastet e bukura që kanë kaluar, por edhe foto nga dita e tyre më e rëndësishme, dasma. Sara Hoxha, Jonida Vokshi dhe bashkëshortja e Gaz Pajës, Ira kanë qenë disa nga vajzat e famshme që kanë publikuar foto nga dasmat e tyre gjatë këtyre ditëve. Pamjet nuk ishin publikuar më parë dhe kështu po shohim për herë të parë momente nga dita më e bukur e këtyre çifteve shumë të dashur për publikun.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço u martuan dy vite më parë në një dasmë të organizuar larg syrit të publikut. Ata u martuan në Como të Italisë dhe të ftuar ishin shumë personazhe të medias e showbizit. Në një prej fotove të publikuar së fundmi nga Sara, ajo dhe Ledioni shfaqen duke i dhuruar një puthje njëri-tjetrit ndërsa në një foto tjetër duke kërcyer.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u martuan vitin e kaluar me një dasmë të organizuar në mënyrë shumë të veçantë. Në dasmën e çiftit ishin të ftuar shumë personazhe të famshëm. Jonida iu rikthye albumit të dasmës këto ditë dhe publikoi disa foto bardh e zi ku shfaqej duke kërcyer me fustanin e bardhë të nusërisë.

Ira Seferi dhe Gaz Paja u martuan gjithashtu vitin e kaluar dhe as në dasmën e tyre nuk munguan vipat, aktorë, moderatorë e këngëtarë të njohur. Ka qenë Ira ajo e cila së fundmi publikoi disa foto nga albumi i dasmës, ku shfaqet duke kërcyer e në një foto tjetër me Gazin gjatë setit fotografik./revistawho.com