• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO/Mozzik dhe Loredana më të dashuruar se kurrë, Mozzik: “Nuk ka gjë më të bukur në jetë…”

Padyshim që Loredana dhe Mozzik janë një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar. Me të vërtetë që duken si gjysmat perfekte të njëri-tjetrit. Momentalisht ata gjenden në Zvicër, destinacioni romantik i përzgjedhur nga çifti. Edhe pse para disa kohësh u mendua që marrëdhënia e tyre pësoi një krisje, postimi më i fundit i Mozzik i vuri kapakun të gjitha aludimeve. “Nuk ka gjë më të bukur në jetë se të gjesh një njeri që të lexon pa shkronja…dhe të kupton pa fjalë!”-shkruan reperi i njohur, krahas fotos së mrekullueshme ku ndërthuret më së bukuri ndjenja e dashurisë. Por nuk kanë munguar dhe fjalët emocionuse të partneres së tij e cila e cilëson Mozz-in: “Shpirti im binjak”./revistawho.com