Fotoja e Rezarta Shkurtës, shtruar në një dhomë spitali, me vigonin e serumit në dorë duket vërtet shqetësuese. Ajo që duket qartë është që Rezarta është e sëmurë, por asnjë detaj më tepër nuk ka dhënë Rezarta, që me diçiturën “pushime në maldive” ka ngritur edhe ca pikëpyetje. Janë nisur me pushime në maldive dhe ajo është sëmurur? Apo është nisur dhe është sëmurur rrugës? Apo mbase është e sëmurë, por këtë të Maldiveve e ka bërë thjesht për ironi. Mbase në story-t në vazhdim do ketë sqarime më të qarta. Por sido që të jetë, edhe nëse pushimet i janë prishur papritur, rëndësi ka që mos të ketë asgjë serioze me shëndetin. Dhe ç’është më kryesorja, Ermalin e ka pranë./revistawho.com