Këngëtarja bukuroshe, Zaimina Vasjari, kohë më parë u përfol për ndarjen me partnerin e saj. Çifti ishte në një lidhje prej më shumë se 6 vitesh, e shumë pak mund të mendonin një ndarje të tyre. Tashmë Zaimina i është përkushtuar biznesit të saj, por duket se ndjen një boshllëk. Këngëtarja ka postuar një foto ku shkruhet: ” Një ditë dikush do të të përqafojë aq fort, sa të gjitha pjesët e thyera do të bashkohen me njëra-tjetrën”. “Në rregull, jam duke pritur”-shkruan ajo.