• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO TE TJERA/ Dasma VIP në Kosovë, Liberta këndon këngën e Florit, Marina superseksi pranë Getit

Siç ju bëmë me dije edhe dje, mbrëmjen e së premtes në Prishtinë u mbajt një dasmë VIP. Menaxheri i “BabaStars” Dekorim Sahiti dhe bukuroshja Adea u martuan në një ceremoni madhështore. Në mesin e të ftuarve kishte edhe shumë personazhe të famshëm. Ata që tërhoqën më shumë vëmendjen e ndjekësve ishin sigurisht producenti Flori Mumajesi dhe prezantuesja Liberta Spahiu, që ndodheshin në të njëjtin vend pas muajsh thashetheme për një lidhje dashurie e për bashkëjetesë në Kosovë. Një moment special ishte kur Shkurte Gashi mori mikrofonin për të kënduar “Tu Luta” jo me Florin por me Libertën, e cila sigurisht e dinte këngën fjalë për fjalë. Një tjetër dyshe që padyshim mori vëmendje të madhe, ishin Marina e Getoari. Në një foto shpërndarë në rrjetet sociale, ata shfaqen ulur pranë njëri-tjetrit ndërsa Marina me dekoltenë e zbuluar duket superseksi./ revistawho.com