Kush tha që mes këngëtareve nuk ka dashuri?! Këngëtarja e muzikës popullore Poni, e do shumë kolegen dhe mikeshën e saj, Artiola Toska. Ndonëse të dyja lëvorojnë të njëjtin zhanër muzikor, mes këngëtareve duket qartë që ka një dashuri dhe ndjenjë të pastër miqësie. “Të dua moj qene të dua”, është dedikimi që këngëtarja vlonjate i bën në Instagram, bilbilit të Shqipërisë së Mesme. Poni dhe Artiola kanë realizuar dy vjet më parë edhe këngën e tyre, “Fol shqip”.