• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista

FOTO / Rrëfehet gazetarja seksi, nga “tradhtari” Muzaka te Hysaj

Pjesë e departamentit të sportit pranë “TVSH”-së është bërë edhe një tjetër bukuroshe. Një figurë e njohur për publikun, e cila ka pasur suksese të vazhdueshme në fushën e modës, spektaklit dhe së fundmi në gazetarinë sportive. Shpeshherë ka qenë pjesë e mediave rozë, ku janë diskutuar së tepërmi linjat e saj seksi dhe dalja me fanellën e Tiranës.Pejana Elezi 4

Bëhet fjalë për simpatiken Pejana Elezi, fotomodelja që e ka nisur me bujë të madhe karrierën e saj si gazetare sportive. Gazeta ka kontaktuar gazetaren e re seksi, e cila ka zbuluar disa prej sekreteve të saj për “Panorama Sport”. Gjithashtu ajo zbulon se cilët janë idhujt e saj në futboll dhe “sekretin” për të pasur një fi zik kaq të admirueshëm.

Pejana Elezi 1

Pejana, për ekipin e zemrës nuk po ju pyes, pasi tashmë dihet që mbështesni Tiranën. Cili është lojtari juaj i preferuar në Superiore?

Gjergji Muzaka. Kam simpati të veçantë për të. Edhe pse nuk më erdhi mirë që u largua nga Tirana te Skënderbeu, përsëri nuk e kam humbur simpatinë për të.

Pejana Elezi 5

Idhulli juaj në Kombëtaren shqiptare dhe në botë?

Elseid Hysaj. Është shumë i talentuar dhe profesionist. I ndjek shpeshherë performancat e tij te Napoli dhe Kombëtaren kuqezi. Ndërsa, për sa i përket lojtarit tim të preferuar në botë, pa dyshim që është Andres Iniesta, një legjendë e Spanjës dhe Barcelonës. Më pëlqen shumë edhe stili i lojës së tij.

Pejana Elezi 2

Cili ekip mendoni se e fiton titullin në Superiore?

Është ende herët për të dhënë një parashikim. Unë jam besnike e meritokracisë. Të fitojë skuadra që e meriton.

Keni ndonjë parashikim për fitoren e Champions-it?

Unë jam tifoze e Barcelonës, por në finalen e Kardifit mendoj se do triumfojë Bajerni.

Pejana Elezi 3

Në “Instagram” keni postuar një foto me bikini. Duket se keni nostalgji për verën. Cili është sekreti i linjave tuaja seksi?

Përpiqem të mbaj trupin në formë. Përveç ushqimit, kam filluar të merrem me fitnes. Palestra është kthyer si një shtëpi e dytë për mua.

Në trupin tuaj fshihen dhe disa tatuazhe. Çfarë kuptimi kanë për ju?

Tatuazhet i kam personale dhe kanë domethënie të rëndësishme për mua.

Pejana Elezi