• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO

FOTO PAPARACI/ Ilir Beqaj në versionin “kaubojs”, shijon “sukseset në jetë” në Drimadhe

Pas një viti të ngarkuar pofesionalisht por edhe emocionalisht (kujtojmë këtu skandalin e shkarkimit të drejtorit me batutën “suksese në jetë” e më vonë largimin nga detyra si ministër), “i gjati numër 2” i Partisë Socialiste po relaksohet në jug. Paparaci ynë ka fotografuar ish-Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, teksa shijon verën në Drimadhe. Me një kapele kauboj, Beqaj u pa të qëndronte më shumë në barin pranë bregut se në shezlong, për të evituar disi vapën e madhe të këtyre ditëve. E si një kaubojs i vërtetë, ai rrethohej vetëm nga burra e djem. Beqaj duket se po mbledh energjitë e nevojshme për të tjera “suksese” në qeverinë e ardhshme të Ramës, ndonëse ende nuk dihet ende nëse kryeministri do t’i besojë një post në të./ revistawho.com