Çifti i njohur Nora dhe Roberti e kanë treguar gjithmonë përkushtimin ndaj vogëlushes së tyre, Renee. Surprizat dhe dhuratat për vajzën e tyre kanë qenë të shumta dhe gjithmonë të veçanta. Por kësaj rradhe prindërit e rinj i kanë kaluar pritshmëritë tona, duke i dhuruar të ëmblës Renee një makinë me telekomandë. Nora ka postuar një video në “Snapchat” ku vihet re se Renee është duke e shijuar shumë lodrën e saj të re.