Reperi i njohur gjerman Kay One, (ndryshe i njohur edhe si Prince Kay One), pasditen e djeshme ka mbërritur në qytetin e Prishtinës. Në një status të publikuar në Facebook, ai ka treguar se është takuar me një nga reperat më të suksesshëm shqiptar, Noizyn. Duke qenë se Kay One, nuk ka asnjë koncert të programuar në Prishtinë, mendohet se ai është aty për të patur bashkëpunim me Noizyn. Këngëtari i huaj është një ndër emrat më të pëlqyer, i cili karrierën e nisi në label-in e Bushidos, për t’i ndarë më pas rrugët në mënyrë jo fort miqësore me njëri-tjetrin.