Nora dhe Roberti janë një nga çiftet më të bukur dhe jetëgjatë në showbiz-in shqiptar. Dhe pas kaq shumë vitesh bashkë, duket se Roberti nuk harron ta surprizojë e ta bëjë Norën të ndihet e përkëdhelur gjithmonë. Ditën e sotme ai i ka përgatitur një mëngjes shumë të shijshëm dhe ia ka çuar në shtrat. Me siguri Nora duhet të ndihet shumë me fat për Robertin, por me siguri dhe ky i fundit për Norën, duke qenë se ka në krah një nga femrat më të pëlqyera.