Siç tashmë dihet, më 10 shtator do të mbahet dasma më e shumëpritur e kësaj vere, ajo midis të bukurës nga Tirana Marina Vjollca dhe të suksesshmit nga Prishtina Getoar Selimi. Ndarja e ftesave ka nisur e të gjithë janë kuriozë të dinë se kë kanë ftuar çifti i famshëm në dasmën që do të mbahet në Shqipëri. Po aktualisht nusja e ardhshme ndodhet në Milano. Marina dhe Getoari ja kanë besuar organizimin e ceremonisë së tyre agjencisë së eventeve të Alketa Vejsiut. Dy prezantueset ndodhen sonte bashkë në qytetin italian, me shumë gjasë ndoshta për të zgjedhur fustanin e bardhë. Së shpejti përveçse mikesha ato do të jenë edhe kolege, pasi Marina ka lidhur një kontratë me “Tv Klan” duke u larguar përgjithmonë nga “Top Channel”./ revistawho.com