Vërtetë muaji dhjetor nuk ka ardhur ende, por tundimi për ta parë shtëpinë plot drita e ngjyra po rezulton i parezistueshëm. Sidomos në familjet që kanë fëmijë, ku procesi i zbukurimit të shtëpisë, stolisjes së pemës dhe shijimit në fund, është padyshim më i bukuri i vitit. E ky çast sapo ka ardhur per sivjet në shtëpinë e prezantueses së dashur të shqiptarëve, Xhemi Shehu. Djemtë e saj që tani janë rritur duhet të jenë “shkaktarët” që gjithçka u bë më herët por shumë bukur. Këtë pozë të veçantë të dy yjeve të saj, Xhemi e ka ndarë me të gjithë duke shënuar se është çdo ditë shumë mirënjohëse për gjithçka ka.