• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO/ Modelja e famshme tregon të çarat pas lindjes, fansat e përkrahin

Ajo është përpjekur të jetë gjithmonë e drejtpërdrejtë dhe sinqertë me fansat dhe këtë gjë ka bërë së fundmi. Modelja e famshme, Chrissy Teigen ka treguar trupin e saj pas lindjes ditën e enjte, duke publikuar një fotografi të papërpunuar që tregonte qartë të çarat në këmbët e saj. Modelja 31-vjeçare ka vërtetuar kështu se nuk është aspak e shqetësuar për ndryshimet në trupin e saj dhe kjo gjë është vlerësuar shumë nga fansat e saj. Ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë komplimentuar Teigen për këtë veprim duke i thënë se ajo është e vërtetë.