Shakira së fundmi ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet duke lyer thonjtë. Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por një detaj brenda fotos ka krijuar konfuzion mes fansave të saj.
Ata janë të sigurt se poshtë tavolinës, ngjitur me kolltukun ku është ulur Shakira, është një lodër sexy, madje kjo gjë ka gjeneruar një diskutim të vogël, pasi të tjerë thonë që jo.
Ndoshta Shakira duhet të jetë më e kujdesshme me fotot që bën pasi detaje të tilla nuk i shpëtojnë asnjëherë fansave.