Modetorja Arbana Osmani është gjithnjë mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private, e sidomos për vogëlushin e saj Jon.
Por këtë herë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment mjaft të ëmbël të vogëlushit, ndërkohë që është duke luajtur me një mace. Arbana është kujdesur që të mos ekspozojë portretin e djalit të saj.
Gjatë vjeshtës Arbana do të rikthehet në ekranin e Top Channel me një format të ri televiziv që vjen në me titullin “Dua të të bëj të lumtur”.