Erion Veliaj ka treguar se Sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë është gati për një mbrëmje me plot surpriza. Pas koncertit të mbrëmshëm në Prishtinë, ku Dua Lipa ka mbledhur një numër të madh njerëzish, ajo sonte do të këndojë edhe në Tiranë. Sheshi ‘Nënë Tereza’ pritet të stërmbushet ndërsa këto janë pamjet që Kryetari i Bashkise se Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar për të treguar se gjithçka është gati.