• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO/ Këta janë filmat ky aktorët kryesorë ranë në dashuri me njëri-tjetrin

Të gjithë e mbajmë mend filmin ‘Mr.& Mrs. Smith’, ku pikërisht në këtë projekt aktorët Angelina Jolie dhe Brad Pitt filluan shkëndijat e para të dashurisë. E më pas ata u kthyen në një nga çiftet më të dashura të të gjitha kohërave. Më poshtë mund të shikioni disa nga filmat ku protagonistët kryesorë u dashuruan më të vërtetë.

Gigli – 2003

Sipas filmit, Ricki (Jennifer Lopez), çmendej pas djaloshit me emrin Larry (Ben Affleck). Prej kur e takon atë, jeta e saj merr ngjyra të reja. Kur pranoi rolin, Jennifer nuk e dinte se sikur personazhi i saj, edhe ajo do të binte në dashuri me këtë mashkull të pashëm. Fakti mbetet: aktorët filluan një marrëdhënie romantike gjatë xhirimeve.

Vicky Cristina Barcelona – 2008

Në film, Penelope Cruz dhe Javier Bardem luajtën rolin e një çifti të pazakonshëm të martuar. Xhirimet e tyre në film u mbushën me plot pasion. Dhe ndjenjat e tyre rezultuan në një romancë që më vonë evoluoi në një martesë të fuqishme.

The Apartament – 1996

Gjatë xhirimeve, ndjenjat lulëzuan në mes të aktores së njohur italiane Monica Bellucci dhe aktorit francez Vincent Casseel. Pas këtij filmi ata u bënë edhe çift, që mbetën ashtu për vite të tëra duke qenë çifti më i bukur në kinematografinë botërore.

The Rum Diary – 2010

The Rum Diary u bë thelbësor në fatin e bukuroshit Johnny Depp, i cili adhurohet nga miliona femra nëpër botë. Kjo është pse ai ra në dashuri me biondinën e bukur Amber Heard. Pas xhirimeve, ai i propozoi asaj.

Step Up – 2006

Shumë prej nesh pëlqejmë ta shikojmë këtë film përsëri e përsëri, dhe jo vetëm pse na bën të vallëzojmë. Një arsye tjetër pse ky film është aq i mirë janë aktorët Channing Tatum dhe Jenna Dewan. Aktorët tani janë të martuar dhe kanë një vajzë të vogël.

Mr. & Mrs. Smith – 2005

A ia vlen të thuhet diçka në këtë rast? Në këtë foto, ne shohim aktorin Brad Pitt dhe Angelina Jolie në një set romantik të filmit. Të gjithë e dimë se çfarë erdhi pas kësaj romance: 12 vite martesë dhe tre fëmijë!