• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO/ Jonida Maliqi na zbulon talentin e të birit

Me siguri shumë prej jush akoma i ruani me shumë dashuri krijimet e para të fëmijëve. Në një farë mënyre aty shfaqet një pjesë e talentit ku shpaloset ajo që ata duan të arrijnë në të ardhmen. Dhe sigurisht falë atyre krijimeve, ju mund të krijoni një ide se në cilën fushë, fëmija juaj mund të shkëlqejë. Këngëtarja simpatike, Jonida Maliqi na ka treguar disa nga krijimet e të birit Dan. Mesa duket do të ndjekë rrugën e artit, por jo si mami Jonida në skenë. Nga fotot e postuara, vërejmë që Dan është i apasionuar pas pikturës, por për të ardhmen është akoma herët të mendojmë. Një djalosh vërtet i talentuar!/revistawho.com