• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

FOTO EKSKLUZIVE / ‘Një burrë për shtëpi’ si Bes Kallaku, bën pazaret për familjen

Bes Kallaku është fotografuar pasditen e sotme nga paparacët e ‘RevistaWho.Com’ teksa bënte pazaret në kryeqytet. Ai shfaqet në tregun e fshatarëve për të blerë fruta dhe perime dhe në momente të ndryshme shfaqet duke bashkëbiseduar me tregtarët.

Aktori i njohur, jashtë ekranit duket se i përkushtohet shumë familjes së tij dhe mirëqenies së saj. Këto foto e vërtetojnë këtë fakt edhe njëherë tjetër, pasi Besi shpesh ka treguar në intervista të ndryshme se mundohet ta ndihmojë Xhensilën sa më shumë sidomos tani që jeta e tyre ka ndryshuar.

Kujtojmë se prej muajsh, çifti i njohur janë bërë prindër të një vajze dhe pjesa më e madhe e kohës së tyre i dedikohet asaj. /revistawho.com