• youuinsttaaffccbb
TEST
Fotot, Lajme, Vetëm në WHO

FOTO E PARË / Pushimet e Valbona Selimllarit me tre fëmijët në bregdet

Më në fund erdhi koha që edhe Valbona Selimllari të pushojë. Miss-i i parë shqiptar, ka pasur një verë të mbushur plot me punë, por së fundmi ia ka dalë të ‘vjedhë’ disa ditë relaksi për veten dhe familjen e saj. Në intervistën e fundit për programin “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon, Bobi tha se nuk ka bërë asnjë plan për këtë vit, por duket se dhe ajo nuk i ka rezistuar tundimit për të pushuar disa ditë në jug. Foto që sjellim sot është shkrepur dhe postuar nga një prej familjarëve të saj, për t’u fshirë brenda pak sekondash, por “RevistaWho.Com” ka mundur ta ruajë përpara se ajo të zhdukej përgjithmonë nga rrjeti. Valbona Selimllari është shumë hermetike kur vjen puna tek fëmijët, sepse siç ka thënë shpesh në intervista, dëshiron që ata ta marrin vetë vendimin për t’u bërë ose jo të famshëm. Javën e ardhshme ajo do të shfaqet në kopertinën e revistës “WHO” me një set fantastik fotosh dhe me copëza shumë të bukura rrëfimesh, të cilat nuk duhen humbur. Ndaj na ndiqni! / revistawho.com