Beyonce Knowles është fituese e shumë çmimeve muzikore, ndërsa tashme e ka fituar edhe një statujë prej djathi. Artisti David Bradley ka bërë një skulpturë të këngëtares nga djathi, e cila quhet ‘Brie-once’. Skulptura është bërë në kuadër të garës ‘E20 Cheese Carving’, e cila do të zhvillohet në Festivalin e djathit dhe verës në Londër. Gjatë punës së tij 28 orëshe, Bradley ka shpenzuar rreth 20 kilogramë djathë për skulpturën e divës amerikane. Organizatorët e festivalit kanë thënë se ka pasur ide të shumta, por ‘Brie-once’ u ka pëlqyer më shumë.