• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

FOTO/ 5- vjeçarin e zë gjumi në tren, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh

Kjo është historia e pabesueshme e një djali, që e zuri gjumi në tren kur ishte 5 vjeç dhe se u rikthye në shtëpi pas 27 vitesh. Në vitin 1986, 32-vjeçari indian Saroo Munshi Khan ndodhej në një tren drejt Kalkutës, kërkonte lëmoshë, por rrugës e zuri gjumi dhe më pas u zgjua në Berhanpur, vend ky krejt i panjohur për të. Ai u gjet nga autoritetet në Indi, të cilët në pamundësi për ta gjetur familjen e tij, e dërguan në jetimore. Këtu, Saroo u birësua nga një familje australiane dhe mori mbiemrin Brierley. Saroo shprehet se pavarësisht se bënte një jetë më të mirë, kurrë nuk kishte reshtur së menduari për familjen e tij. “Mbaj mend thuajse gjithçka nga dita kur humba dhe shumë gjëra nga familja ime e vërtetë”, thotë ai. Pas 27 vitesh pritjeje, Saroo vendosi të vihet në kërkim të familjes së vet dhe duke përdorur teknologjinë arriti që të gjejë vendlindjen. U kthye atje me një foto të fëmijërisë dhe pasi pyeti banorët vendas. Ai gjeti të ëmën dhe një motër që kishte lindur para se ai të zhdukej. Historia e jashtëzakonshme është bërë edhe libër, me titullin “Rruga e gjatë për në shtëpi”./ Shekulli

CLOSE
CLOSE