Fitorja e tyre ishte shumë e bujshme, por nuk ka qenë kështu jeta jashtë shtëpisë. Bëhet fjalë për Danjel dhe Fotini, të cilët janë treguar shumë të rezervuar pas daljes nga’Big Brother’, duke mos tërhequr vëmendjen e mediave. Por nëse ju ka marrë malli për Fotininë, ajo ka treguar se ka filluar një punë të re. Atë mund ta gjeni në një nga supermarketet e Tiranës. “E dua punēn time të re”-shkruan Fotini, pa treguar se çfarë pozicioni ka aty.