Disa ditë më parë Floriana Garo mori bekimin më të madh në jetë. Ajo u bë nënë për herë të parë me vajzën e saj Adia. Pas lindjes së vajzës moderatorja e njohur postoi vetëm një fotografi ku dukej gishti i saj dhe i vogëlushes.
Duke qenë se ajo ka qenë një ndër vajzat më simpatike të ekranit shqiptar të gjithë u bëmë kuriozë të dinim se si do të dukej Floriana pas lindjes. Por ajo vendosi të na i shuajë vetë këtë kuriozitet me anë të një fotografie në ‘Instagram’. E veshur me një pallto lejla duket se Floriana është rrumbullakosur pak në fytyrë, diçka normale për një grua që sjell në jetë një fëmijë.
Për momentin Floriana jeton në Gjenevë me bashkëshortin e saj dhe në një intervistë të pak kohëve më parë për Revista Who, ajo ka treguar se merret me disa biznese dhe se asnjëherë nuk do të largohet nga ekrani. /revistawho.com