Floriana Garo po bën pak kohë që është larguar nga Shqipëria, megjithatë ajo vazhdon të mbetet në kontakt me fansat duke treguar çfarë po ndodh me jetën e saj. Moderatorja simpatike siç dihet tashmë prej kohësh pret fëmijën e saj të parë. Së fundmi në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ Floriana ka postuar në foto ku duket duke pozuar në një shilarëse. Në foto dallohet shumë qartë barku i rrumbullakosur dhe Floriana duket shumë e lumtur.