• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Floriana Garo 6-muajshe shtatzënë, zbulon për herë të parë gjininë e bebit

Disa muaj më parë, Floriana Garo zbuloi gjatë një interviste se ishte shtatzënë për herë të dytë. Asokohe moderatorja ende nuk e dinte gjininë e bebes, por sot ajo ka zbuluar se është në pritje të një djali. Floriana publikoi një foto në ‘Instagram’ ku shfaqet e veshur me një fustan klasik dhe me një tualet minimalist, ku barku i saj i rrumbullakosur merrte të gjithë vëmendjen. “Në pritje të një djali. 6-muajshe shtatzënë”, ka shkruar ajo krahas fotos. Floriana ka qenë e kujdesshme në publikimin e fotove gjatë këtyre muajve, duke zbuluar rrallë barkun e saj. Prej disa kohësh ajo ndodhet në Zvicër për të qëndruar pranë partnerit të saj dhe për t’ju dedikuar totalisht familjes./revistawho.com

View this post on Instagram

Expecting a baby boy! ❤️ #6monthspregnant

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro) on