• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme

Flori nuk ka ndërmend të ndalojë dhe tani grupit i bashkohet Albani fitues

Flor Mumajesi shprehu hapur mendimin e tij për statusin e bërë nga antarja e jurisë së këtij viti në “Kënga Magjike”, Kozeta Kurti. Në statusin e gjatë ajo shprehu opinionin për gjithçka ndodhi në festival dhe ndër të tjera ndaloi tek fituesi, Alban Ramosaj. Ajo u shpreh se këngëtari nuk ishte më i miri dhe nuk e mbrojti materialin e tij, por kënga ishte e bukur.

Flori ka zgjedhur ta çoj më tej reagimin e djeshëm duke postuar një foto me Albanin dhe mbishkrimin: “Hej sylesh, si ma ke syrin për Eurovision?”

Albani sigurisht nuk e la pa reagim dhe i kthen: “Sylesh, unë jam veçse një sylesh i gjorë, të lutem tani mos më bullizo me kështu idesh. Nuk të mbroj dot”.

E gjithë ironia në fjalët e dy artistëve është e qartë, ama interesant është fakti që seç paska një dëshirë nga ata për ‘Eurovision’. Mos do i shohim ta prekin atë skenë?/revistawho.com