• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Flori dhe Getoari, bashkë për një këngë

Duket se dy prej emrave më të mëdhenj të skenës së muzikës moderne shqiptare, Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi, do të publikojnë së shpejti një bashkëpunim. Burimet e agjencisë kosovare të lajmeve “Telegraf” mësojnë se tashmë bashkëpunimi është në fazën e avancuar, me projektin që po realizohet në studion e Florit – ThreeDots. Të tjera burime konfirmojnë se bashkëpunimi do të realizohet edhe me videoklip, për të cilin do të përkujdeset Max Production. Nuk dihet ende koha se kur do të publikohet kënga por sigurisht pritet që ajo të jetë hit.