• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Flor Binaj zhgënjehet nga ‘Top Channel’: Dëshpërim që sot promovohen antivlerat dhe jo vlerat…

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka treguar së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale, zhgënjimin e madh që ka ndjerë prej televizionit në të cilin ai punon prej kaq vitesh, ‘Top Channel’.

“Tv duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rinia e cila do pikë orjentimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në tv ku punoj…dëshpërim që sot në tv promovohen antivlerat dhe jo vlerat…Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”, ka shkruar Binaj krah postimit në ‘Instastory’, duke mos shtuar asnjë detaj më shumë. Nuk dihet ende se cilit program i referohet Flori në këtë postim, por kurioziteti i ndjekësve duhet të jetë tepër i madh pas kësaj deklarate publike në llogarinë e aktorit./revistawho.com