• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Flor Binaj jep lajmin e mirë, shërohet nga Koronavirusi

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, duket se ia ka dalë të mposhtë Koronavirusin. Ai ka treguar përmes një postimi në ‘Instastory’ se më në fund Covidi e la.

“Më në fund Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq dhe mikesha që më ndenjën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan Flori. Me siguri tamponi i fundit duhet të ketë dalë negativ. Aktori u izolua sapo mori vesh që ishte infektuar me Covid-19 dhe. Ai ka treguar se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka patur asnjë shenjë, përveç një temperature të lehtë.