• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Flet vajza që u përdhunua 43 mijë herë: Ja si më rrëmbyen nga shtëpia e më tregtuan në rrugë

Karla Jacinto është një vajzë e cila është rrëmbyer dhe më pas përdhunuar mbi 43 mijë herë që prej moshës 12-vjeçare deri në moshën 16-vjeçare. Rasti i saj ka bërë bujë në media dhe pasi ka arritur të rehabilitohet, Karla tregon se ka vendosur të punojë me femrat e tjera të reja në moshë, të cilat janë përdhunuar dhe kanë rënë viktima të trafikimit seksual. Karla është një prej shumë meksikaneve që u shit për përfitime seksuale në rrugët e shtetit në Amerikën Qendrore.

Ajo shprehet se e kanë detyruar të flejë me mbi 30 meshkuj brenda një nate për katër vite rresht. Ajo tregon se kur ishte adoleshente ra pre e abuzimeve dhe trafikimit. Klientët e saj ishin kryesisht pedofilë që donin të shkonin me femra të vogla në moshë. Ajo arriti të arratisej nga kjo vorbull e errët dhe të shpëtonte, ndërsa tani që është 24 vjeçe shprehet se do ta kalojë të gjithë jetën duke ndihmuar të mbijetuarat e tjera të dhunës seksuale apo që kanë rënë pre e industrisë së trafikimit.

Karla ka thënë se abuzimet ndaj saj nisën në moshën 12 vjeçare, pasi u gënjye nga disa persona, të cilët e larguan nga familja duke i premtuar se do t’i blinin dhurata dhe do ti jepnin para. Më pas e çuan në qytetin meksikan të Guadalajaras, ku edhe abuzuan me të. Për vite me rradhë ajo prostituoi dhe shkoi në shtrat me meshkuj nga më të ndryshmit, deri në vitin 2008, kohë kur u shpëtua nga një operacion anti trafik në Meksikë./jetaoshqejf